Edicioni i pestë është gati të nisë pas pak javësh. Pas katër sezoneve të suksesshëm, produksioni ka nisur nga puna për një edicion të ri, që do të mbajë të gjithë publikun të gozhduar pas ekranit.
“Në kurthin e Piter Pan” ka përfunduar tashmë audicionet e sezonit të katërt për të rekrutuar sa më shumë fëmijë interesantë që do të bëhen pjesë e garës. Provokues, ngacmues, të thartë e të ëmbël, natyrat e fëmijëve, ashtu si edhe në edicionin e parë, do të jenë të larmishme. Gazetarët e vegjël do të vënë në vështirësi shpeshherë personazhet e ftuar për të zbuluar tek ata të pathëna apo të fshehta që nuk i kanë zbuluar më herët.
Shumë shpejt, të hënat në Tv Klan do të pushtohen nga fëmijët. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë gati për të sjellë te publiku programin më argëtues të familjes. Vejsiu, në një postim të sotëm në “Story”, zbulon edhe datën kur do të nisë rrugëtimi i këtij edicioni të “Piter Panit”.
E hëna e 2 Majit do të sjellë për të gjithë ndjekësit emocione dhe situata komike në ekranin e TV Klan me “Piter Panët” e vegjël!