Prezantuesja Alketa Vejsiu sot do të jetë një nga personazhet e ftuara në sallonin e emisionit të njohur italian Verissimo në Canale 5.
Në fakt ajo e kishte njoftuar direkt pas Sanremos se do të ishte e ftuar në një nga emisionet e së shtunës të Silvia Tofanin.
Ndërsa ka ndaluar në qytetin e Milanos, ajo nuk ka humbur rastin edhe të vizitojë ambientet e Mediaset, gjigandit mediatik italian.
Këtë të shtunë, ora 16.00, Alketa do të tregojë për publikun italian mbi eksperiencën e saj si prezantuese e Sanremo 2020 por dhe për projektet e saj dhe karrierën në Shqipëri si prezantuese dhe sipërmarrëse.