Programi i suksesshëm amerikan nga James Corden “Carpool Karaoke” do të vijë së shpejti edhe në versioni shqiptar.
Prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu do të jetë në timonin e këtij programi që do të realizohet nga TV Klan.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Alketa nëpërmjet një postimi në profilin e saj instagram, ju ka zbuluar edhe emrin e versionit shqiptar të pagëzuar ‘Rod trip me Alketën’.
Një antipastë të asaj që do mund të shohim në versionin shqiptar do mund ta ndjekim këtë të shtunë tek Xing Me Ermalin, ku Alketa është e ftuar.
Programi do prodhohet me të drejta të blera nga produksioni amerikan per territorin Shqiptar dhe Kosovar dhe xhirimet kanë filluar tashmë, ka bërë me dije Vejsiu.