Alketa Vejsiu nuk e ka harruar dashurinë e saj për spektaklin Dancing With the Stars, dhe që kur u largua nga Vizion Plus drejt Tv Klan, duket se ky format i ka munguar shumë, duke bëre që të realizojë një format të ngjashëm si në emer dhe në formulë.
I ngjashem në fakt nuk është në çdo detaj, pasi në Dance With Me, personazhet e famshme të ekranit dhe jo vetëm, do të kërcejnë pa partnerë balerinë profesionist. Ciftet do të formohen nga konkurentët Vip dhe të vetmet momente kur ata do të shoqërohen nga profesionistët janë provat ditore. Formati i ri, që do të transmetohet në TV Klan sezonin e ri, nuk dihet ende nëse është nje patentë e Bailando Por un Sueno, apo nje ide e Vera Grabockes dhe Alketa Vejsiut, e sigurt është se tashmë kanë filluar përgatitjet për spektaklin, dhe flitet se shumë emra të njohur i janë bashkuar këtij formati.
Spektali Dancing With The Stars Albania, gjithashtu ka filluar përgatitjet për sezonin e pestë, dhe ka shumë gjasa që të dy programet të vijnë paralelisht në një betejë të vërtetë televizive të etur për audiencë.
Po ju si e shihni këtë sipermarrje të re të producentes Alketa Vejsiu, a ka bërë ajo zgjedhjen e duhur për projektin e saj të ri televiziv?