Ka mjaftuar një foto e publikuar nga regjisorja Vera Grabocka, ku moderatorja Alketa Vejsiu shfaqet në ambientet e gjigandit mediatik italian Mediaset që portalet shqiptare të shkruajnë për një transferim të saj në Itali.
Fotoja e cila është shoqëruar nga një urim i Vera Grabockës për moderatoren nuk jep asnjë detaj se cila është arsyeja e kësaj vizite në Mediaset. Kujtojmë që Alketa vitet e fundit përpos prezantimit ka veshur edhe rolin e producentes. Prandaj vizita e saj mund të jetë edhe një takim pune për prirjen e ndonjë prej formateve origjinale të prodhuara nga Mediaset.
Urime të shumta ka marrë moderatorja Alketa Vejsiu në Instargam edhe nga personazheve të njohura, kolege e miq, që i kanë uruar fat.
Ende nuk dihet se cili është projekti i ri i Alketës në Mediaset dhe nëse moderatoja do ta lërë “Tv Klan” ku ka punuar prej vitesh.