Kanë kaluar vite nga kur prezantuesja e njohur Alketa Vejsiu ishte pjesë e Top Media, nga ku nisi edhe karriera e saj si spikere në Top Albania Radio.
Sot Alketa është një nga figurat më të njohura të ekranit shqiptar dhe karriera e saj vazhdon të jetë gjithmonë në ngjitje. Pas prezantimit ajo ka dëshmuar edhe aftësitë e saj si një element goxha i mirë kritike.
Pas shumë vitesh mungesë në ekranin e Top Channel, ajo do të rikthehet vetëm për një natë nën logon e gjigandit televiziv. Ajo do të jetë e ftuar e panelit të Ledion Licos, i cili do të përcjelli për herë të parë live nën logon e TCH ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Oscar 2017.
Këtë njoftim e ka dhënë edhe vetë nëpërmjet një repost nga profili i Ledion Liço ku është shprehur. “Eshte nje nga te paktat gjera qe me ben te sakrifikoj gjumin…Po nisa te shoh nje film qe vlen, mund te shoh dy, tre, edhe kater rresht deri sa zbardh dita.
Keshtuqe nje nate pa gjume per #oscarsontop ne Top Ch, me ka shume kuptim! Do jem aty per te komentuar ne nje panel interesant, nen drejtimin e @ledionl qe me beri te shoh pjesen me te madhe te filmave me te mire te kandiduar… 😉”
Çmimet Oskar 2017 do të transmetohen duke filluar nga ora mesnata e së Dielës në ekranin e TCH.