Pas suksesit mjaft të madh të formateve të gatimit si “MasterChef” dhe “BlindTaste” në Top Channel dhe Vizion Plus, mesa duket edhe Tv Klan ka filluar të mendojë për një format të tillë.
Prezantuesja dhe producentja e TV Klan, Alketa Vejsiu, flitet se është në kërkim të një formati ndërkombëtar të gatimit. Panorama televizive ndërkombëtare është vërtetë e pasur në këto lloj formatesh, që kohët e fundit janë kthyer në trendin e momentit. Një zgjedhje që për Alketën nuk do jetë dhe aq e lehtë. Mjafton të përmendim formate si “The Taste” “Hells Kitchen” “Top Chef” apo edhe “Bake Off”, të cilët janë ndër më të ndjekurit në mbarë botën që kanë arritur një shikueshmëri mjaft të madhe dhe pëlqim tek publiku.
Por ndër formatet e konkurimit në gatim, më i shikuari mbetet “MasterChef”. Mesa duket Top Channel do mund të jetë në një luftë edhe më të madhe me Tv Klan këtë sezon nëse Alketa arrin premisat e saj për të realizuar një format konkurent të denjë kundër MasterChef!
IMA / J. Kasaj