Riformatimi i bordit drejtues të RTSH, që pritet të ndodh në muajt e parë të 2014, shihet si një nga risitë e këtij viti per median publike shqiptare. Akoma edhe më i interesuar është publiku, i cili shpreson se ky rifreskim do të sjellë ndryshimet rrënjësore të pritshme që do të transformojë televizionin publik shqiptar në konkurrentin e denjë të kanaleve të tjera private.
E pikërisht, një nga emrat që po lakohet më shumë së fundmi në korridoret e këtij institucioni, si drejtoresha e re e RTSH, është ai i Alketa Vejsiut. Sipas burimeve të IMA, prezantuesja dhe producentja Alketa Vejsiu, është në listën e personazheve që janë zgjedhur për këtë post. Vejsiu aktualisht është e angazhuar me talent show-n X Factor në TV Klan, edicioni i tretë i të cilit ka pasur rezultate në rënie në audience, në krahasim me dy edicionet e para.
Po ju a do të ishit dakort? Jepni mendimin tuaj me një koment.