Pas shkëputjes disa vjeçare nga bota e medias, Alfred Peza pas mbarimit të mandatit të tij si deputet i Partisë Socialiste që e çoi edhe në vendimin për tu larguar nga ekrani, do të rikthehet përsëri në botën mediatike. Por, pa u larguar nga politika.
Mësohet se kësaj rradhe Alfred Peza nuk do të jetë i pranishëm në ekranin e televizionit, por duke u hedhur në median online, e cila po zhvillohet me ritëm kolosal në krahasim me kategoritë e tjera të mediumit.
Së fundmi, Peza ka hapur një portal të titulluar “AlpeNews” i cili do të jetë një media online gjë.
Gazetari, shkrimtari dhe politikani i njohur shqiptar, premton se mediumi që ai do të administrojë do të ruajë vendin jashtë politikës./IMA/