Fituesi i edicionit të parë të formatit të gatimit “MasterChef Albania” në TCH, Alfio, i cili deri më tani është një ndër shefat më të suksseshëm të momentit në vendin tonë, kësaj rradhe do të vij në një televizion tjetër.
Alfio Rotani do të jetë ai që do të nxjerrë shpirtin e artit të kulinarisë tek shikuesit e IN Tv, televizioni më i ri gjeneralist në Shqipëri i cili erdhi si pasojë e ribrandimit të MAD Albania.
Alfio do të jetë pjesë me një rubrikë të veçantë në emisionin e ri IN Life, një emision që do të trajtojë gjithë aspektet e jetës sociale, bukuri, fashion, trende, muzikë, gatim, mënyrë të shëndetshme të ushqyeri, intervista me VIP, aerobi, kinema dhe jetën urbane.
E konceptuar si një revistë, emisioni do të përmbajë shumë rubrika, ku secila prej tyre është e prezantuar nga një prezantues – gazetar i ndryshëm.
Arjola Shehu do të takojë femra të famshme shqiptare, Sara Kolami do na bëjë të dukemi më mirë, Marigona Nila do na mesojë të vishemi më bukur, Redi Roshi do na tregojë si duhet të sillemi me kafshët shtëpiake, Alfio Rrotani do na mësojë receta fanstatike për miqtë tanë, Einxhi Shkira do takojë personazhe nga jeta urbane, Genti Deçka do intervistojë meshkujt më IN shqiptar.
IN Tv ka sjellë disa personazhe të rinj në ekran, por shumë të pëlqyer nga publiku, ku ndryshe nga MAD, ai nuk do të jetë një kanal dedikuar muzikës, por një kanal gjeneralist rinor ku së shpejti do të vijë edhe me seriale.
InfoMedia Albania | Nuk lejohet kopjimi i këtij materiali pa autorizim