Modeli dhe biznesmeni i njohur Alessio Alia u përfol se do të ishte një nga opinionistët e reality show-t më të ri në Shqipëri, “Love Island Albania”. Vetë ai ka pranuar se ishte në diskutime me stafin në një intervistë për revistën Story. Por duket se kushtet kanë bërë që ai mos pranojë ofertën dhe të tërhiqet.
Alia është shprehur se nuk ranë dakord për disa gjëra dhe kaq: “Në jetë ka shumë momente që mund të kesh në plan për
diçka dhe bie dakord. Keshtu që gjërat ndryshojnë dhe jeta vazhdon. Unë u uroj “Good luck!”, dhe sa për mua ka gjëra të tjera të bukura qe po afrohen!”
Ndërsa është pyetur se çfarë do i sillte ai këtij formati në rolin e opinionistit, Alia është përgjigjur: “Kam pershtypjen që televizionet shqiptare kanë nevojë të bëjnë një rifreskim, sa u perket figurave si pjesë e jurisë apo opinionistëve. “Love Island është një format dashurie, dhe unë besoj se do të silja një version të ri, si person me një stil jete ndryshe nga shumë opinionistë të tjerë. Por kjo s’do thotë që ata që do shkojnë opinionistë në këtë program nuk janë të zotë”.
Rreferuar kjo ndoshta dy opinionistëve të përzgjedhur, Olti Curri dhe Dalina Buzi që pritet të ulen në poltronat e atyre që do të gjykojnë spektaklin e dashurisë.