Dyshimet për një lidhje të mundshme mes vajzës së ish- zv/ kryeministrit Niko Peleshit, Aleksias dhe Romeos kanë kohë që po qarkullojnë. Fillimisht u përfol se dyshja po bashkëjetonin me njëri-tjetrin, pas ndarjes së këtij të fundit me Jonida Maliqin dhe në disa foto që vetë bukuroshja publikonte në rrjete sociale ku dukej qartë Romeo.
Kështu u vërtetua lidhja mes tyre, megjithatë një periudhë ata nuk u panë me njëri- tjetrin duke u dyshuar kështu për një ndarje. Mirëpo, deklaratat e fundit të bëra nga Aleksia në një intervistë na tregojnë krejt të kundërtën. E pyetur për Romeon, ajo tregoi dashurinë e madhe që ka për të dhe sa shumë i ngjason me të atin.
Por Aleksia, përveç marrëdhënies së saj me Romeon, duket se ka gjithashtu një marrëdhënie të veçantë me Donaldin ku ka shfaqur shpeshherë publikisht mbështetjen e saj për lojën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Dhe i tillë ishte dhe rasti i fundit. Në një bisedë virtuale në Instastory dikush kritikonte aktorin duke e cilësuar si ‘tradhëtar’, referuar marrëdhënies së tij me Borën dhe Beatrix. Megjithatë, Aleksia ishte e shpejtë për të kthyer një përgjigje lidhur me këtë koment.
Ke një foto me nusen në profil dhe më ke dërguar 10 mesazhe ku thua: ‘shpirt, zemër, ylli’ dhe gjykon Donaldin që ishte beqar. Është kulmi të kryqëzohet nga njerëz si puna jote që mashtrojnë, tradhtojnë, mbajnë të dashuruar dhe prishin familje, është hipokrizia më e madhe.
Hera e fundit që flas për këtë temë, na lodhët.
Rikujtojmë se, para pak kohësh Aleksia ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Ajo jo vetëm që ‘hapi zemrën’, por foli edhe për trekëndëshin Bora-Donald-Beatrix.
Në rradhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime.