Gazetari Aleksandër Furxhi, pjesë e televizionit Albanian Screen, ka më shumë se një muaj që është larguar nga kjo media.
Aleksandër Furxhi është një nga emrat e tjerë që ka vendosur t’i japë lamtumirën televizionit AS, ku ai prej vitesh moderonte emisionin politik të ideuar prej tij Prizëm. Sipas burimeve të IMA, Vizion Plus ka arritur të nënshkruaj një kontratë me Furxhi për të qenë pjesë në sezonin e ri, ku do të moderojë në këtë televizion një emision politik të ngjashëm me Prizëm.
Furxhi është një nga emrat e gazetarëve shqiptar që kanë punuar në seksionin e gjuhës shqipe të BBC. Më pas ai i’u bashkua stafit të Albanian Screen, falë ofertës që i bëri ky televizion. Largimi i tij nga pas kaq vitesh nga AS, mendohet të jetë për shkak të krizës financiare që ka përfshirë këtë kanal televiziv dy vitet e fundit.