Pronari i TV Klan, Aleksandër Frangaj, ka paditur gazetaren e emisionit “Njerëz të Humbur”, Aida Shtino.
Në padinë e dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, Frangaj thotë se Shtino nuk ka paguar një faturë prej 8.8 milionë lekësh nga përdorimi i telefonit celular, raporton A1 Report.
Në objektin e padisë të dorëzuar nga Frangaj thuhet:” Detyrimi i palës së paditur t’i paguaj paditësit shumën 841,869.53 lekë, për shkak të përdorimit të shërbimit telefonik celular të nr. 0694007xxx të dhënë nga punëdhënësi, pas zgjidhjes së marrdhënies së punës”.
Aktualisht, Aida Shtino emisionin e saj “Njerëz të Humbur” e transmeton në TVSH, pas largimit nga TV Klan.
Burimi Gazata Tema