Aleksandër Çipa do të marrë shumë shpejt drejtimin e një media kombëtare siç është televizioni News 24.
Gazetari është emëruar në postin e Drejtorit të Përgjithshëm dhe së shpejti pritet të nisë punën për të çuar “News 24” në një nivel tjetër. Ai ka një eksperiencë të gjatë në televizion dhe në gazetari, madje është edhe themelues i Unionit të Gazetarëve në Shqipëri.
Aleksandër Çipa ka nisur punë së pari si redaktor në gazetën lokale “Pararoja” deri në vitin 1990. Në vitin 1991 inicion çeljen e gazetës së parë private dhe të pavarur “Java” në jug të Shqipërisë e cila vazhdon botimin deri në fillimvit të 1998. Ndërkohë ka qenë korrespodenti i parë i rretheve në gazetën e përditshme “Koha Jonë” prej vitit 1993 deri në vitin 1998. Ndërkohë që gjatë viteve 1994 deri në fillimvit 1999 është korrespodent i Radios britanike BBC për seksionin shqip të saj. Në vitin 1999 transferohet në Tiranë ku nis punë si shef i redaksisë së rretheve në TV Klan.
Në mesvitin 1999 bëhet Drejtor Informacioni në TV Koha Tiranë deri në dhjetor 2000. Gjatë vitit 2001 transferohet në Prishtinë si kryeredaktor i së përditshmes “Kosova Sot”, ku njeheresh bashkepunon me gazeten “Koha jone”, Illirya” ne Nju Jork dhe “Fakti” ne Shkup.
Në vitin 2002 rikthehet serish Drejtor i TV Koha dhe ne vitin 2003 emerohet kryeredaktor themelues i gazetes se perditshme “Sot” dhe me pas kryeredaktor i “Koha jone” ne Tirane. Në vitin 2004 emerohet kryeredaktor i Televizionit Kombëtar “Arberia”.
Në vitin 2005 moderator i emisionit televiziv “Miks” ne TV “News 24”-Tirane. Gjatë ketij viti fillon krijimin e organizates më të madhe sindikale të gazetareve në Shqipëri dhe zgjidhet kryetar i Unionit të Gazetareve Shqiptare.
Në vitin 2006 rikthehet drejtor Informacioni i TV Arberia dhe pas një viti kalon kryeredaktor i gazetes se përditshme “Albania”.
Në vitin 2007 jep leksione per praktiken e shtypit te shkruar ne Universitetin privat UFO University aktualisht Albanian University, në Tiranë.
Nga viti 2009 deri ne korrik te 2012 kryeredaktor i gazetes së përditshme “Shqip”. Njihet si analist dhe opinionist në hapesiren shqiptare dhe ruan bashkepunime të rregullta periodike me BBC, gazeten “Shqip”, revisten “Klan” etj.
Ka realizuar shume studime dhe kumtesa për çeshtje te realitetit mediatik në Shqipëri, Kosove, Maqedoni etj. Ka botuar disa libra me letërsi dhe mendime kulturologjike. Doktoron pranë Qendres së Studimeve Albanologjike Tiranë.