Aleks Seitaj është një ndër personazhet më të njohur në rrjetet sociale, por dhe në ekran me pjesëmarrjen e tij në emisionin “Portokalli”.
Në rubrikën “Dream Team” në “E Diell” në Top Channel, Aleksi ka rrëfyer për herë të parë varfërinë e familjes kur ka qënë fëmijë.
Aleksi u shpreh se ka patur një fëmijëri të vetmuar, ku kishte një shall, nuk kishte lodra dhe madje shallin e përdorte si makinë por dhe si tapet fluturues. Ka qënë pikërisht shalli sipas tij ai që zhvilloi imagjinatën dhe influencoi në profesionin që ka tashmë.
“Mbaj mend që në fëmijërinë time kam qenë një fëmijë i vetmuar dhe kisha një shall, nuk kisha lodra se ishim të varfër dhe atë shallin unë e përdorja si makinë, si tapet fluturues dhe që nga ajo kohë vetëm me atë shallin që na gjendej dhe kam përshtypjen që na u zhvillua imagjinata dhe është nga gjërat që influencoi në profesionin që unë kam sot. E kam atë shallin se ishte shalli i mamasë time sepse janë disa gjëra të pajës së mamasë përfshirë dhe robdishani që kam në sketche që janë për muze. Pavarësisht se babin e dua shumë, më duhet të them se luaja me mamin, zakonisht bënim lojëra ‘mos u nxeh’, por mbaj mend që kemi parë shumë filma me mamanë”, tha Aleksi.