Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i janë drejtuar Prokurorisë dhe Ministrisë së Drejtësisë në Danimarkë me një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Shkëlqim Fushës për të investiguar kompaninë ‘Bjarke Ingels’ lidhur me shembjen e Teatrit Kombëtar disa muaj më parë.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sqaron edhe se institucionet daneze i janë përgjigjur kërkesës së tyre, duke i siguruar se do të kryejnë të gjithë hapat proceduralë konform ligjeve daneze.
“Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i nisi Ministrisë së Drejtësisë së Danimarkës, Prokurorit të Përgjithshëm të Danimarkës, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Penale të Danimarkës, një kopje të kallëzimit penal kundër Kryeministrit shqiptar, Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, shtetasit shqiptar Shkëlqim Fusha, që ka bërë pranë SPAK-ut, kohë më parë, me qëllim zbardhjen e të vërtetës mbi përfshirjen në projektin korruptiv të ndërtimit të Teatrit të Ri të shtetasit danez Bjarke Ingels përfaqësues i kompanisë BIG.
Me një shkrese përcjellëse i kërkuam institucioneve të drejtësisë daneze të reagonin në respektim të ligjeve që veprojnë në Mbretërinë e Danimarkës.
Ndryshe nga institucionet shqiptare, që shquhen për mungesë transparencë, na mbërriti një përgjigje në kohë rekord prej institucioneve daneze në fjalë, e cila na siguron se do të kryejnë të gjithë hapat procedurialë konform ligjeve daneze dhe së shpejti, do të kërkojnë informacion shtesë nga ne dhe organet e drejtësisë shqiptare. E drejta vonon, por nuk harron”, thuhet në një status të Aleancës.