Teksa banorët e “BBVIP” ndodhen në mes të “dramave” të nominimit, etheve të zgjedhjes së “qeverisë së Big Brother” dhe të tjera diskutimeve që ndonjëherë bëhen edhe të përsëritura, një pjesë e rëndësishme e reality show-t ndodhet jashtë shtëpisë. Po flasim për ata të dy, pjestarët e ish-“bërthamës” së programit dhe për publikun, dy pjestarët “e munguar” të finales, Olta Gixharin dhe Maestro Armaldo Kllogjerin.
Kujtojmë se Maestro u eleminua nga “BBVIP” pas një nominimi të fortë, edhe pse u duk sikur aventura e tij duhet të kishte zgjatur edhe pak, ndërsa për shumë ishte një lojtar që meritonte të shkonte deri në fund. Olta nga ana tjetër, “rivalja” e Luizit dhe opozita e shtëpisë, zgjodhi të largohej vetë 1 muaj para finales, për të qëndruar pranë famijes.
E ndërsa Luizi kërkon për një kundërshtar të fortë në shtëpi dhe një mik/armik me të cilin mund të bëjë lojërat e tij, Olta dhe Maestro janë jashtë dhe duket se janë takuar bashkë sot. Me një foto të publikuar nga aktorja në Instagram, ata shfaqen bashkë duke bërë “gëzuar”, teksa falenderojnë fansat e tyre për të gjithë video-t që i dërgojnë. E ndoshta “Big Brother VIP” i vërtetë për momentin po bëhet në bisedat e tyre, madje dhe strategjitë që po thurin me njëri-tjetrin janë më interesante sa ato brenda shtëpisë për momentin.