Partia nën drejtimin e Kreshnik Spahiut, Aleanca Kuq e zi nëpërmjet një postimi publik në faqen zyrtare Facebook ka protestuar sërish kundër Radio Televizionit Publik.
Këtë herë ka qenë ndeshja e Kombëtares Shqiptate me Marokun e cila, sikurse ndodhi me Kampionatin Europian, nuk u transmetua nga RTSH por nga Digitalb në një kanalet e Super Sport me pagesë. Sipas statusit të Televizionit Publik, eventet e një rëndësie kombëtare duhet të transmetohen nga kjo media e cila mbahet nga taksat e popullit shqiptare.
Aleanca Kuq e Zi akuzon RTSH për favorizimin e platformës Digitalb, e cila ka blerë të drejtën televizive të rradhës për Kombëtaren Shqiptare, duke kërkuar arrestimin e Drejtorit të RTSH.
Ja statusi i publikuar në faqen Fb të AKZ:
Aleanca KuqeZi kërkon arrestimin e Drejtorit të RTSH.
Aleanca Kuqezi: 10 milion shqiptarë nuk mundën të shikojnë ndeshjen Shqipëri- Marok.
Aleanca Kuqezi: TV publik favorizon kanalet private me pagesë. Aleanca Kuqezi: Kombëtarja shqiptare duhet transmetuar nga TVSH.
Aleanca Kuqezi: Populli shikoi ndeshjen tek TV Maroku në satelit.
Aleanca Kuqezi: Pas europianit TVSH vazhdon skandalet me Kombëtaren.
Aleanca Kuqezi: Populli paguan taksa për TVSH.
Aleanca Kuqezi: Prokuroria të hetojë korrupsionin e kontratave televizive!