Shërbimi i Albtelecom për të ndjekur kanalet televizive të platformës Albtv përmes aplikacionit Albtv Mobile nuk do të ofrohet më.
Kompania e telekomunikacionit ka vendosur të ndërpresë ofrimin e produktit të saj për klientët e Albtelecom. Pas datës 4 gusht ky produkt nuk do të jetë më në treg sipas komunikimit që ka dërguar me sms Albtelecom.
Shërbimi i Albtv Mobile ofronte për të gjithë abonentët Eagle mobile ndjekjen e paketave televizive të Tring dhe Digitalb me pagesë ose të përfshirë në paketën mujore prej daljes në treg të shërbimit IPTV.