I ftuar sot në emisionin “Rudina” ishte drejtori i programacionit të TV Klan, Albert Dumani i cili si çdoherë kur është i ftuar, flet për programet e reja apo serialet turke që transmetohen në TV Klan. Mirëpo sot, pasi zbuloi se çfarë do ndodhë në episodet më vonë të serialit “Sulltanesha Kosem”, Rudina i tha se këtë herë do e pyeste edhe për jetën private. Në ekran u shfaq një foto e Dumanit nga fëmijëria dhe këtu ai nuk mundi t’i përmbajë lotët. “Në këtë foto jam me mamin, prapa është edhe babi, por ai nuk dilte në foto sepse ishte i sëmurë atë kohë. Unë isha 5 vjeç e gjysëm kur ai u largua nga jeta”, u shpreh Dumani. Më pas në ekran u shfaq edhe një foto e babait të tij për të cilin Dumani tha se i thonë që ngjan shumë. “Kam vuajtur pas ikjes së babit”, u shpreh ai duke treguar se prindërit e tij nuk ishin martuar kurrë. “Mami nuk u martua kurrë me babin sepse mami ishte katolike, babi mysliman, nuk bënë as dasmë. E kam peng që nuk i kam parë një foto si nuse. Familjet nuk flisnin me njëra-tjetrën sepse babai e rrëmbeu mamanë dhe ishte ardhja ime në jetë që bashkoi të dy familjet. Ndodhi fatkeqësia që babi u sëmur. Kemi ardhur në Tiranë në spital dhe mbaj mend që flija me mamin aty. Ai vuante, kishte kancer në pankreas. Pas ikjes së babit kemi vuajtur në Peshkopi sepse mami ishte një grua 25 vjeç me një djalë të vogël, gjyshi i thoshte të vazhdonte jetën, por ajo nuk u martua kurrë. U bë edhe babë edhe nënë për mua. Ajo është heroina ime. Unë dua që ajo të mos qajë më kurrë”, tregoi Dumani. Pas kësaj, mamaja e tij u shfaq në ekran me një videomesazh ku u shpreh se është shumë krenare për të, por ka vetëm një kërkesë. “Dua të më premtosh se do gjesh një vajzë të mirë, ta sjellësh në shtëpi dhe të krijosh një familje. Më vonë do Zoti t’ju bekojë me një beb”, u shpreh mamaja e Dumanit.
“Albania’s Got Talent” fillon me sukses spektaklin në Vizion Plus, me rekorde shikueshmërie dhe performanca emocionuese.
Të hënën e 11 nëntorit, spektakli “Albania’s Got Talent” hapi siparin e tij në ekranin e Vizion Plus, ku 12...