Këngëtarja Albërije Hadërgjonaj së fundimi është pjesmarrëse në festivalin “Kënga Magjike 2015″. Pas disa punatatave dhe leksioneve kërcimi në “Dance With Me”, Albërija i rikthehet njëkohësisht edhe muzikës. Kënga e saj “Me dorën shtirë” eshtë një nga më të pëlqyerat e publikut dhe po përflitet shumë si fituese e këtij edicioni të festivalit Kënga Magjike.
Albërija ka një konkurent tepër të fortë, me një këngë po tepër të pëlqyer nga publiku siç është kënga e Flori Mumajesi. “Me fjalë të vogla“ ka prekur publikun dhe shumë kolegë që në dëgjim të parë, sa që e kanë cilësuar menjëherë këngën fituese të këtij edicioni. Nderkohë që video e këngë në Youtube ka kaluar gjysëm milioni shikime.
https://www.youtube.com/watch?v=aUCf0beBJxM
Lufta për trofeun e madh ka nisur, por ende priten këngë të reja të cilat do të hyjnë në garë. Nëse çmimi i madh ndahet mes Albërijes dhe Florit, e sigurt është që mbetet brenda familjes së madhe të “Threedots”.
IMA / Të gjitha të drejtat e autorizuara