Këngëtarja e njohur, Albërie Hadërgjonaj, ishte së fundmi e ftuar në emisonin “NIN”,me Alaudin Hamitin.
Gjatë intervistës ajo e përmendi se nuk flet me prezantuesin Ardit Gjebrea.
Albëria spjegoi se dyshja kishin debatuar pasi ishte shprehur se nuk i pëlqen mënyra e votimit te “Kënga Magjike”.
Këngëtarja shprehu se nga moderator i kishte ngelur hatri dhe se sot nuk flasin me njëri-tjetrin, megjithëse shprehu vlerësimin e saj për Gjebrean si artist.
“Me Arditin kemi pasur një debat për “Këngën Magjike” se unë e thashë që nuk më pëlqen votimi, atij i ka ngelur hatri. Unë me Arditin nuk flas më sepse i ka ngel merak pse e kam thënë unë atë gjë. Unë e kam thënë sepse nuk më pëlqen ai votim, jo që për shembull larg qoftë pse fitoi ky apo ai, e fituan sepse janë artista të mëdhenj”, tha ajo.
Albëria përndryshe ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, kjo edhe për shkak të kufizimeve që ka shkaktuar pandemia globale COVID-19.