Albano Bogdo u kap nga policia pas shkaktimit të një aksidenti dhe rezultoi se po drejtonte makinën me leje të posaçme. Aktori i “Apartamentit 2XL”, shkaktoi një aksident në “Tiranë e Re” më 18 shkurt, ndërsa Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin 3 muaj burg më 1 tetor.
Pasi 27-vjeçari ka pranuar fajin, vendimi për dënimin me 3 muaj burg është pezulluar duke i dhënë masën “pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë” në bazë të nenit 59 të Kodit Penal.
Burimi | Shekulli