hqipëria prezantohet për herë të parë në koncertin gala “Eurovision Young Musicians”. Konkursi i Muzikantëve të Rinj në Eurovision u zhvillua për herë të parë në vitin 1982 me 6-të vende pjesëmarrëse. Edicioni i 19-të do të zhvillohet në Edinburg, më 18, 19 dhe 23 gusht 2018 nga ku do të debutojnë 18 shtete pjesëmarrëse.
Festivali Ndërkombëtar i Edinburgut është një festë e pashembullt e arteve interpretuese dhe një pikë takimi vjetor për popujt e të gjitha kombeve. I angazhuar për virtuozitet dhe origjinalitet, ky festival paraqet disa prej interpretuesve dhe ansambleve më të mira nga fusha e vallëzimit, operës, muzikës dhe teatrit.
Shqipëria do të prezantohet për herë të parë në këtë ngjarje të madhe të Eurovizioinit me instrumentistin që do të shpallet më i miri në garë, në koncertin gala “Albanian Young Musicians”, eksluzivitet i Radio Televizionit Shqiptar. Një mundësi më shumë për t’u bërë pjesë e një rrjeti europian instrumentistësh, që do të jenë e ardhmja e skenave botërore.
8-të finalistët e konkursit “Albanian Young Musicians” do të ngjiten në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit të Tiranës më datë 11-të Qershor, ora 20:00. Në finalizim të këtij koncerti, juria do të përzgjedh fituesin i cili do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision Young Musicians, që do të mbahet në Edinburg.
Konkurentët finalist në “ Albanian Young Musicians” janë:
Dejon Bendaj – Violinë
Filippo Jakova – Violinë
Grigor Ylli – Kitarë
Klaudio Zoto – Violonçel
Laura Llozi – Violinë
Laura Sulaj – Piano
Rejsi Prosi – Piano
Tedi Tola – Violinë