Jemi mësuar që në vegjëli me togfjalëshin “Na ishte njëherë!”. E kush nuk e ka dëshiruar këtë grup fjalësh? Por, përralla mbetet përrallë dhe me kalimin e viteve i humbet tërësisht magjia, me shtimin e përgjegjësisë si një njeri i rritur.
Mund të përshkruhet më mirë situata në të cilët ndodhet “Albanian Screen” këto muaj? Startimi i sezonit televiziv ka sjell në “IMA” mori informacionesh mediatike, duke filluar nga ato ekskluzive, gossip e plot të reja që ka sjell kjo vjeshtë për audiencën shqiptare. Fatkeqsisht, këtë vjeshtë, por madje ka muaj që “IMA” nuk flet për “Albanian Screen”, kanalin i cili u bë i njohur për fare pak kohë, fare pak muaj që nga 1 marsi i 2010-ës.
Një investim i ri, i cili dukej ambicioz, të paktën në pamje të parë. Figura të njohura televizive po i shtoheshin ditë pas dite. Emra të fuqishëm mediatik po linin ekranet e tyre historike për t’u bashkuar me të ashtëquajtur “ekranin e të gjithë shqiptarëve”. Dhimitër Gjika, Endri Xhafo apo Aleksandër Furxhi kishin pranuar ftesën e investitorit Rezart Taçi për të rifilluar një karrierë të re në rrugën Siri Kodra, në ambjentet e ish “RTV Alsat”, që tashmë ishte konvertuar në “Albanian Screen”.
Filluan programe të reja, seriale amerikane shumë të suksesshëm, seriali turk më i suksesshëm i të gjitha kohërave, “Sulejmani i Madhërishëm”. “Albanian Screen” ngjnte shumë mirë si versioni shqiptar i “Italia 1”. Gjithçka po shkonte shumë mirë, tashmë jehona e “AS” kishte shpërthyer jo vetëm brenda kufijve, por edhe në Europë, kudo ku kishte shqiptar. E gjithë kjo fal transmetimit falas në satelit, në një frekuencë personale, sërish të trashëguar nga “RTV Alsat”. Dhe meqë ra fjala, jo pak gjëra pozitive trashëgoi nga “Alsat” ky kanal i ri i grupit “Taçi”.
Gjithçka po shkonte mirë, dita-ditës kishte rritje të konsiderueshme në audiencë dhe padyshim ishte kanali televiziv më i suksesshëm në rating të rritjes së audiencës gjatë viteve 2010 e 2011, e ndoshta edhe gjatë 2012. Por, ndodhi diçka, u thye për të mos u ngjitur më kurrë, të paktën deri në këto momente jo, më vonë nuk i dihet, një mrekulli ringjall edhe të vdekurin. Ishte largimi i Eni Vasilit nga ky ekran, ai i cili ndoshta hapi shumë ujëra. Një punë shumë vjeçare e saj përfundoi me një largim pa zhurmë dhe të pakuptueshëm ndonjëherë. “Studio e Hapur”, një nga emisionet politike më të ndjekur të ekraneve shqiptare tashmë pushoi së ekzistuari. Gjithsesi, këtë “AS” e kaloi shpejt. Ishte Aleksandër Furxhi ai që e zëvendësoi atë me “Prizëm”, një program i ngjashëm me “Studio e Hapur”, që të themi të drejtën nuk është se i ka munguar suksesi.
Ditët ecnin, muajt kalonin. Shumë gazetar të “AS” shpreheshin që nuk paguheshin, njëri prej dy muajsh, një tjetër prej pesë muajsh, një tjetër më shumë e një tjetër akoma më shumë. Ky ishte fillimi i një kalvari të gjatë, që sot ka përfunduar me një televizion ëndërrash të mbetur përgjysëm. Të gjithë u larguan, me para apo pa para, por u larguan. Nga stafi drejtues pati pushime galopante, që shkonte deri në 20 apo 30 punonjës në ditë. Dalëngadalë nuk mbetën më, ata historikën ikën, u larguan drejtë sukseseve të reja profesionale që zotëronin.
Dhimitër Gjoka tashmë është pjesë e “News 24”, ashtu siç pjesë e këtij kanali është edhe Eni Vasili me programin e saj. Jonida Shehu kaloi ne “Ora News” së bashku me Gerti Çarçanin. Në “TVSH” kaluan një mori gazetarësh e spikerish, duke filluar nga Eno Skarço, Enkelejda Elbasani, Denada Shkodrani e më tepër. Në “Agon Channel” tashmë kaloi edhe Blerta Tafani, Andeta Radi apo Brunilda Qeva. Ishte edhe largimi i Endri Xhafos, ndër më të bujshmit, tashmë në “ABC News”. Dhe së fundmi, edhe Aleksandër Furxhi është bashkuar me stafin e “Vizion Plus” ku të premten e ardhshme starton një aventurë të re televizive, “Kapital”.
Të aftët u larguan, sërish u punësuan, por “AS”mbeti. Ashtu, në një sezon të ri pa asnjë risi, ndryshe nga sezonet e kaluara. Dhe nëse të bie telekomanda andej nga ky kanal, vetëm të premteve në prime time mund të ndalosh t’i hedhësh një sy. “Sulejmani i Madhërishëm” sërish vazhdon të ketë një fije të sinqertë audience. Por, muajt e fundit sërish pati një disfatë. Kalimi me pagesë në “DigitAlb” ishte një goditje e rëndë për shqiptarët jashtë. Edhe një kanal pa pagesë që u kishte ngelur u largua në errësirën e perëndimit që po kalonte.
Arsyet se përse “AS” ra kaq poshtë dihen dhe nuk dihen, por këtu nuk jemi për t’i diskutuar. Flitet se para pak muajash, një grup i njohur mediatik europian u interesuar të blinte “AS” dhe t’a nxirrte nga kriza. Siç duket Taçi nuk pranoi. Kështu thonë, e vërteta nuk dihet!
IMA / S. Dema
Plot gabime!!
Ku jane? Sa pa lidhe qe flet moj e uruar!!!
“…ne erresiren e perendimit qe po kalonte”??!! Kjo veten ne rreshtat e fundit se ta kapesh nga fillimi i bie ta rishkruash edhe njehere po aq. Po c’i keni keto budalliqe, jepni ndonje lajm qe e gjeni ne Facebook e lereni analizat e leshit kur s’dini as te shkruani
E di cfare, ka nje problem. Nuk e kuptoj pse zihesh me mua? Une thjeshte mbrova dicka qe keta njerez kane marr mundimin te shkruajne. Sa per shkrimin dhe kritiken qe ti i dashur ke marre persiper te besh, me vjen keq por ia ke futur kot. E di pse, sepse ke miliona gabime ne kritiken tende. Ah, mund te jesh edhe nje fytyre e mbetur e AS-se ti.
IMA, vazhdoni keshtu, te vertetat nuk mbulohen me nje “fjali” qe ky zoteri e nxjerr te pavlefshme.
O S. Dema po dhe i shkruan dhe i mbron vete shkrimet e tua…
Qe te mos njihesh mos perdor perhere te njejtat shprehje “o e uruar” apo “zoteri”. Dhe jo, nuk u zura me ty, vetem shkruajta nje koment qe ty s’te pelqeu.
ssssssa super shkrim bravo ai qe e ka shkru……. :):):):):) :p:p:p