Pak ditë më parë sollëm një analizë të disfatës së “Albanian Screen” në këto dy vitet e fundit. Sot, sjellim një lajm të mirë dhe kryesorja shpresëdhënës për këtë kanal televiziv, i cili për vetëm pak kohë pati një rënie të konsiderueshme në audiencë.
Tashmë zyrtarisht ka filluar edhe transmetimi on line LIVE në internet. Dhe nëse kjo mund të jetë një shenjë e mirë, atëherë ndoshta “Albanian Screen” ka filluar të rimëkëmbet dhe të shkoj atje ku ka qenë, ku i dihet edhe më mirë. Atë mund ta ndiqni on line edhe në faqen tonë zyrtare në web në zonën “IMA TV” (http://www.imalbania.com/video/?p=2124) me programet informative dhe serialet e suksesshme ndërkombëtare.
Kohët e fundit nga “AS” janë larguar një armatë e tërë gazetarësh dhe duhet pranuar se rimëkëmbja do të jetë e vështirë.
IMA / S. Dema