Albanian Airplay Chart — Java e 01.07.2016 – Siç mund ta keni kuptuar tashmë edhe nga titulli, këtë javë në klasifikim do të hasni artistë shqiptarë dhe këngë shqiptare më shumë se dy javët e kaluara.
Albanian Airplay Chart – Java 2 | MC Kresha dhe Lyrical Son dominojnë klasifikimin…
Duke marrë parasysh faktet dhe shifrat, komponenti streaming këtë javë dominohet nga artistët shqiptarë që përbëjnë 60% të klasifikimit dhe rreth 92% e këngëve të tyre janë në gjuhën shqipe; duke e bërë këtë javë në klasifikim si një nga javët më te populluara me element shqiptar.
Komponentin airplay në javën e fundit të qershorit e fiton artistja australiane Sia me “Cheap Thrills” e cila zbret nga vendi i parë pas dy javësh që kaloi në fron, për të vizituar këtë javë vendin e dytë në klasifikim. Vlen të përmendet fakti se versioni remix i kësaj kënge nuk ka qënë shumë i dëgjuar këtë javë dhe më shumë vëmëndje ka marrë versioni origjinal i albumit. Hapjen e klasifikimit për këtë javë e bën norvegjezi Alan Walker me versionin e moderuar të “Fade” të lançuar që në 2014, që tashmë njihet si “Faded” nëpër klasifikime. Walker këtë javë humb 8 pozicione krahasuar me javën e kaluar dhe gjendet në vendin e 20. Po kështu, Noizy humb gjithashtu 8 pozicione me “The baddest” dhe këtë javë e kalon në vendin e 14. “Na jena njo” e Ardian Bujupit dhe Dalool shfaqet në pozicionin e 18 dhe duket se performanca e tyre në Top Music Awards ka ndihmuar në shfaqjen e kësaj këngë në klasifikim për këtë javë; ndërkohë që akti mbyllës i mbrëmjes së 24 qershorit, Era Istrefi me “Bonbon”, e cila kohët e fundit lançoi dhe versionin në gjuhën angleze të këngës së saj hit, zbret tre pozicione këtë javë për t’u gjendur në vendin e 7, pozicioni më i ulët i kësaj këngë për tre javët që ka kaluar në klasifikim. Po ashtu, Alban Skënderaj, marrës i çmimit “Achievement Award” humbet gjashtë pozicione në krahasim me javën e kaluar dhe rregjistron vendin më të ulët në tre javë të “Kam nevojë (feat. Elinel)”, por me “Duart lart” rregjistron rritjen e dytë më të madhe në klasifikim duke kapërcyer 12 pozicione, dhe këtë javë gjendet në vendin e 6. Influenca e performancave të artistëve në Top Music Awards vazhdon të pasqyrohet në klasifikim edhe me MC Kresha & Lyrical Son që vazhdojnë të shijojnë suksesin e albumit të tyre që u lançua në 10 qershor, në të njëjtën kohë që “HipHop (feat. Ledri Vula)” kërcen 17 pozicione nga vendi i javës së kaluar për të arritur vendin e 3 dhe rregjistron rritjen më të madhe në klasifikim; por “Era” e MC Kresha, fitues i “Avantgarde Award” që u klasifikua e 14 javën që kaloi, humbet 5 pozicione dhe zbret në vendin e 19. Skocezi Calvin Harris ngjitet në vendin e 4 këtë javë me “This Is What You Came For (feat. Rihanna)” duke lënë pas “This One’s for You (feat. Zara Larsson)” të David Guetta në vendin e 5. Mike Posner zbret në vendin e 10 këtë javë pas një humbjeje graduale në klasifikim me “I Took a Pill in Ibiza (Seeb Remix)”. Surprizat e kësaj javë në klasifikim fillojnë me Besën në vendin e 17 me “123 (feat. Flori)”, vazhdojnë me Ghetto Geasy në pozicionin e 8 të këngës “Ajo (feat. Majk)” e cila dominoi komponentin streaming, për të përfunduar me surprizën më të madhe të klasifikimit që është Enca. Këtë javë, artistja shqiptare ka debutuar direkt në vendin e parë edhe pse dy javët e shkuara nuk ka qënë pjesë e klasifikimit ajo ka mundur të arrijë direkt majën e klasifikimit me këngën e saj më të re “Bow Down (feat. Noizy)” të lançuar para dy javësh, që vazhdon traditën e bashkëpunimeve mes tyre pas “Ata nuk e din (feat. Noizy)” të lançuar para dy vitesh. Na ndiqni javen tjeter per te pare se si do te ndryshoje klasifikimi, kush do të jetë në vendin e parë dhe a do te kete prurje te reja ne AAC.
© IMA (InfoMedia Albania) / Albanian Airplay Chart