Të shtunën mbrëma në “Shiko Kush Luan”, Albana Osmani pranoi se nuk ka patur kurrë shoqëri me Arbana Osmanin dhe as vetë nuk e di pse.
Albana Osmani zbulon se nuk flet me Arbana Osmanin: “E shoh nga lart …”
“S’kam pasur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por…Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart. Ndoshta.” – u shpreh ajo dhe kaq mjaftoi për të aluduar se mes vajzave ndoshta ka diçka që s’shkon.
Sot, e ftuar në programin “Abc e Mëngjesit”, Albana sqaroi deklaratën, duke thënë se ndonëse i qëndron fjalëve të saj, e gjitha ka qenë në humor e sipër. Sipas saj, problemi qëndron tek fakti që në emision nuk është transmetuar gjer në fund çfarë ajo ka thënë.
“Ajo që thashë është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thashë që programi më i mirë që mungon është ai imi, pastaj shtova se po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë.
Pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe thashë se për mua është Opinioni. Sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka.”
Pra, që nuk kanë qenë kurrë shoqe është e vërtetë dhe Albana s’po bënte shaka, por ajo çfarë i bëri njerëzit të dyshojnë ishte batuta pasuese. Edhe për këtë Albana tha se qëndron, por është në kuadër të shakasë.
“Të gjitha shakatë e mia, qoftë pushka, qoftë që jam më e gjatë apo më e shkurtër qëndronin, por në këtë pikë u ndjeva pak e fyer sepse kur thuhet diçka si shaka nuk mund ta lësh si të vërtetë.”
Hmm, pak sqarim i nderlikuar, por le ta përkthejmë si e vërtetë e thënë në formë shakaje.