Albana Osmani është një ndër femrat më bukuroshe të ekranit të Top Channel, kështu që për të gjithë ju fansa se shpejti Albanën mund ta keni në dorë, kudo që të shkoni.
Përmes një postimit ë bërë në llogarinë e saj të Instagramit, Albana ka treguar se së shpejti del në treg kukulla 3D që do të jetë kukulla “Albana”, fitimet e të cilave do të shkojnë për bamirësi.
“Më thanë që ishin bërë ca kukulla të vogla në 3D, tani kanë ardhur në Shqipëri nga një kopje e vetme. Gjithsej 5 të tilla! U gëzova shumë kur më thanë do të takojmë të japim kukullën “Albana”. Gati qesha me të madhe. Me vete mendova motra ime ka qenë më e bukur se unë tërë jetën, asaj i thoshin kukulla tërë njerëzit, mua më donin për radhën e bukës. Këto kukulla do shiten online dhe çdo fitim do shkojë për bamirësi. Në ato momente më rrahu zemra! Mendova sërish motra ime del fituese se edhe kur më thirrën kukull më bënë për t’më shitur. Në të vërtetë zemra më rrahu nga gëzimi.. Sepse me çdo gjë timen dhe çfarë përfaqësoj do gëzoj me shpirtin plot nëse i shërbej minimalisht një fëmije, një zonje apo zotërie kudo në një cep të vendit tim.. Do ju njoftoj sapo të kem në duar produktin që do ju sensibilizojë, shpresoj të gjithëve!!! P.S motra do blejë kukullën me zor dhe madje do e mbajë mbi televizor”, shkruan prezantuesja në postimin e saj.
Marre nga Syri