Eshtë padyshim një nga fytyrat më të bukura të ekranit, por prej vitesh Albana Osmani ka treguar se di të prezantoj po aq bukur, duke ngjitur shkallët e karrierës gradualisht për të arritur më të mirën. Nga programet entertainment, Top Fest, tashmë ajo ka arritur të qëndrojë bindshëm edhe në një program të një tjetër niveli dhe shumë të ndjekur si Fiks Fare.
Bukuroshja e Top Channel këtë muaj ka pushtuar kopertinën dhe faqet e revistës së re në treg Star. Fotot e realizuara nga fotografi Endrit Mërtiri sjellin në pah edhe njëherë bukurinë dhe hijeshinë e saj mahnitëse. Albana përveçse fotove, ka dhenë një intervistë për revistën që siç ka shkruar dhe ajo vetë në rrjetet sociale: “është ndryshe nga të tjerat”. E nderkohë që ju mezi po prisni të blini revistën ne ju ftojmë të shihni disa nga fotot e realizuara.