Marina Vjollca ka shijuar pushimet e janarit në Paris, me Getoar Selimin. Por mesa duket mikeshat e saj të Top Channel dhe e motra, ia kanë ndier mungesën.
Në një foto të publikuar në Instagram , moderatorja Albana Osmani i shkruan Luanës: ‘Meqë Marina na abandonoi, them të mblidhemi ne të dyja, se ngelëm duke ngrënë pica e duke bërë palestër’.
E sapokthyer nga Parisi, Marina nuk ka ngurruar të përgjigjet: ‘Kam ardhur unë! Më llogarisni edhe mua’
Moderatorja i është rikthyer menjëherë Proçesit Sportiv, ndërsa partneri i saj, është kthyer me statusin e një shtetasi të Republikës së Shqipërisë dekretuar nga Presidenca.
Ata kanë vizituar së bashku vendet më historike të Parisit, si Kullën Eiffel, Muzeun e Luvrit, apo Montmartrin . Getoari i ka bërë një dedikim publik Marinës, duke shkruar në njërën prej fotove që kanë shkrepur pranë Kullës Eiffel: ‘Asgjë nuk shkëlqen më shumë se ti, mbretëresha ime’. Marre nga Anabel