Tashmë ai është një nga këngëtarët i cili ka patur sukseset më të mëdha se çdo koleg i tij këtë vit, si artisti më me shumë çmime në edicionin e parë të Top Awards, apo edhe publikimet e tij të reja të klipeve muzikore që janë bërë tashmë hit i 2016-ës.
E kemi fjalën për Alban Skënderaj, i cili si rrallëherë më parë, do të jetë edhe më tepër afër publikut dhe fansave të tij, nëpërmjet ekranit, duke qënë pjesë e edicionit të gjashtë të “The Voice of Albania”, nën rolin e trajnerit.
Ai është i pari artist i konfirmuar nga produksioni i spektaklit, ndërkohë që me shumë gjasa ndryshime rrënjësore priten në talent show-n më të ndjekur të zbulimit të talenteve të muzikës.
Javë më parë është menduar se edhe Era Istrefi do të ishte pjesë e “The Voice…”, por kjo gjë u hodh poshtë nga menaxheri i artistes.
Eneda Tarifa është një emër tjetër që është aluduar si pjesë e spektaklit, por këtë gjë na mbetet ta zbulojmë në javët në vazhdim.
Copyright IMAlbania.com