I ftuar në ‘Ditë pas dite’, emision i drejtuar nga Fjodora Fjora çdo pasdite në RTSH, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tregoi se po punohet për një mbyllje madhështore të vitit me një koncert që ka gjithë elementet e festës, nga fishekzjarrët tek dritat dhe muzika e mirë.
Surpriza do të jenë këngëtarët më të mirë të momentit. Edhe pse nuk deshi të tregonte detajet, pas këmbënguljes së Fjodorës, ai zbuloi se ndoshta do jetë Albana Skënderaj dhe Elvana Gjata, por gjithçka do varet nëse do jepet miratimi për zgjatjen e orës policore. Gjithsesi kryetari premton se viti do mbyllet në mënyrë madhështore duke hapur kështu siparin e vitit që Tirana do jetë zyrtarisht Kryeqyteti i Rinisë./