Alban Ramosaj, pas një reagimi të shkurtër ditën e djeshme, sot ka vendosur të dalë me prova përballë akuzave të CEO-s së “Acromax”, Aldor Nini, se këngëtari blen klikime.
Në një postim në profilin e tij në Instagram, Alban Ramosaj, ka ndarë me ndjekësit e tij disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar nga stafi i “Acromax.” Konkretisht, në mesazhe shihet se “Acromax” i ka shkruar këngëtarit disa herë për të realizuar një takim, në mënyrë që të diskutojnë bashkëpunimin e tyre. Nga aq sa mund të shihet nga fotot që ka ndarë Albani, duket se këngëtari nuk iu është përgjigjur propozimeve të “Acromax.”
Krahas fotove, Albani sqaron se takimi është zhvilluar teksa hedh akuza se “Acromax” i ka propozuar që t’i dhurojë klikime.
“P.s. Kur u bë takimi, mu ofruat “të t’dhurojmë nja 4-5 milionë shikime” apo harruat. Të dëshpëruar, hipokritë dhe të ulët”- shkruan Albani.
Në një tjetër mbishkrim këngëtari thotë: “Pra ky është stili siç e shof, po nuk i bëtë dot klientë, i bëni armiq dhe shpifni?”
Pas akuzave të Aldor Nonit ditën e djeshme, erdhi menjëherë reagimi i Alban Ramosajt. Ai ka publikoi një postim në rrjetin social Instagram, ku shkruante: “Për aq kohë sa jam lajmi…faleminderit”
Ju rikujtojmë deklaratën e CEO-t të “Acromax”
Ne kemi një listë shumë të gjatë artistësh që ne i menaxhojmë. Të gjithë atyre i ka shkuar në majë të hundës pjesa e blerjes së klikimeve, pjesa më e madhe e do këtë gjë, nuk duan të konkurrojnë me artistë të tjerë që i blejnë klikimet. Nuk i kemi vënë në dukje më parë, tani ka ardhur momenti. Personi pasi pa lajmin më tha që ‘çfarë të duhet ty që fut hundet’. Është Ardit Çuni. I thashë Arditit mua mu deshën gati 10 sekonda të gjeja Shqipërinë, aq poshtë ishte. 668 klikime ka vetëm nga Shqipëria, 37 mijë klikime nga India. Alban Ramosaj, kam shumë respekt për të, por kënga ‘A je me najkon’ ka vetëm 13 mijë shikime nga Shqipëria. Kjo mendoj se është viktimë dhe jo që i ka blerë vetë. Ergita Bahja ka kënduar te ‘Kënga Magjike’. Kishte më shumë nga Kazakistani. Një nga artistët që nuk ka aspak nevojë të blejë klikime por ka dalë në sistemin tonë është Ledri Vula, kishte blerë klikime te kënga ‘Monaco’.