Alban Dudushi, moderatori dhe gazetari i njohur shqiptar, ka përjetuar një problem shëndetësor mbrëmjen e të hënës, menjëherë pas përfundimit të emisionit të tij në RTSH. Sipas raportimeve të Revista Class, Dudushi ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore dhe është dërguar me ambulancë në spital, ku ka marrë kujdesin e nevojshëm nga specialistët.
Fatmirësisht, burimet tregojnë se gjendja e tij nuk është serioze. Për shkak të këtij incidenti, Dudushi ka anuluar transmetimet e emisionit të tij për të martën dhe të mërkurën. Deri më tani, vetë gazetari nuk ka bërë asnjë deklaratë publike në lidhje me këtë situatë shëndetësore.