Revista e njohur Living ka sjellë këtë fundvit në kopertinën e saj familjen e Alban Dudushit dhe Bieta Sulos.
Albani, Bieta, Joelle dhe Kroi Art kanë pozuar të katërt për fotografin Armand Abazaj dhe kanë rrëfyer mjaft detaje interesante për jetën e tyre.
Gjatë një interviste për karrierën e tij, Dudushi ka folur për herë të parë edhe për largimin nga Top Channel, media në të cilën gazetari ka bërë histori 20 vjeçare.
“‘Top Channel’-i për mua ishte pasion. Isha ndër njerëzit e parë aty dhe i njoh të gjitha hallkat që ka televizioni. Kur ke një marrëdhënie të tillë intensive profesionale, por edhe shpirtërore, në momentin që shkëputesh krijon përjetime”, – u shpreh Albani.
“Këto përjetime kanë ardhur dalëngadalë dhe jo kur vendosa të shkëputesha. Kështu që, ishte çasti të ikja që andej, për të krijuar një hapësirë tjetër dhe besoj që e gjithë kjo përvojë 20-vjeçare e kishte përmbyllur ciklin, për të filluar një përvojë të re. Jam krenar për atë që kam bërë aty, kam një përvojë shumë të pasur në atë televizion, por ishte çasti që të bëja një kapërcim në karrierë”, – ka përfunduar moderatori i “Spotlight” në Vizion Plus.
Nga ana tjetër, çifti Bieta-Alban kanë treguar se kanë shumë dëshirë që familja e tyre të ketë një pjesëtar të pestë.
“Madje do të kisha dashur tre fëmijë, por meqë e kemi nisur vonë, i them Albanit, po e bëjmë me hile. E nisim numërimin nga Joelle. Po të mos kisha këtë ngarkesë pune, do ta kisha nisur tani beben e dytë. Do të doja të ishte vajzë, por kam një bindje që do të jetë djalë, sepse e shoh veten nënë djemsh”, – ka treguar Bieta.
Kopertinën dhe intervistën e plotë e gjeni në linkun bashkangjitur: https://the-living-media.com/living40.pdf