Ndërkohë që programet televizive janë rikthyer në ekranin e “Top Channel”, pas ndërprerjes për shkak të pandemisë së koronavirusit, Alban Dudushi me “Top Show”-n e tij mungojnë në transmetim.
Edhe pse moderatori ka heshtur deri tani, në korridoret e TCH
po flitet se Dudushi është larguar nga ky televizion, ku bënte “Top show”-n që nga viti 2004.
Në programin e emisionit të mbrëmjes ftonte nga 6 deri në 8 individë nga fusha të ndryshme të artit, politikës biznesit, të cilët diskutonin në ekran mbi tema të ndryshme për
shoqërinë shqiptare. Nuk dihet nëse Dudushi ka nisur bisedimet me ndonjë televizion tjetër.