Ndryshe nga intervistat e zakonshme, InfoMedia Albania ka vendosur këtë herë të dal jashtë kornizës standarte për të realizuar një intervistë ekskluzive me finalisten e Big Brother Albania 8 Alba Çobaj. Pyetje e kësaj interviste janë bërë nga fansat e saj, nga ku kemi përzgjedhur vetëm disa. Mund të themi padyshim që janë të shumtë, duke pasur parasysh fluksin e kërkesave në redaksine tonë dhe padurimin e tyre për të lexuar sa më parë këtë intervistë.
Fillimisht, dëshirojmë të të falenderojmë Albën që pranoi ftesën e IMA për të qenë pjesë e një interviste për lexuesit tanë dhe për fansat. Në vazhdim, është momenti të shuani kureshtjen tuaj mbi Albën për atë çfarë ju vetë e keni pyetur.
https://www.youtube.com/watch?v=Nj0-6AszcT4
1. Tashmë, pothuajse dy muaj nga mbarimi i këtij edicioni të Big Brother, si ka ndryshuar jeta juaj nga ky reality show?
I vetmi ndryshim që mund të përceptoj deri tani, është që numri i njerzve që më duan ka arritur kulmin. Jam surprizuar realisht nga moria e atyre që më kanë përkrahur e mbështetur.
2. Sa i vështirë ka qenë qendrimi për ju në një shtëpi të rrethuar nga katër mure për rreth 100 ditë?
Për mua personalisht, ka qenë shumë i vështirë. Nuk isha mësuar të rrija e izoluar aq gjatë, nga vete jeta shume aktive dhe në lëvizje që kam bërë. Por pritshmëritë e mia kaluan kufirin sepse e përballova më mirë nga çfarë prisja. Durimi e forca nuk paskan kufi dhe këtë e provon kur je në të tilla situata dhe të tilla limite.
3. Në pishinë u rrëzove pasi nuk arrite të kontrolloje emocionet e humbjes apo u rrëzove vetë?
Rënia ishte aksidentale dhe fatale për mua, pasi u bëra si pulë e lagur (Qesh). Pavarsisht se për audiencën ishte shumë argëtuese unë rashë nga emocionet dhe nga hutimi i atij çasti të mbushur me ankth. Të të kalojnë para syve 100 milionë lekë, besoj kujtdo do ti ndodhte ky hutim.
4. Si kanë qenë mardhëniet tuaja me ish banorët, pas mbarimit të show-t?
Mardhëniet e mia me ta, besoj është parë dhe nëpër rrjetet sociale që janë ashtu siç i kisha parashikuar që brenda. Ata që dua i mbaj pranë vetes, të tjerët thjesht i injoroj.
5. Në të vërtetë ti qendrove deri në minutat e fundit të BB8, nuk dole fituese në para, por në dashuri, si është mardhënia juaj me Diedonin?
Po, vërtetë nuk dola fituese në para por publiku mendon që fituesja jam unë dhe kjo më ka mahnitur. Përpos kësaj, mardhënia me Diedonin shkon si çdo mardhënie tjetër nëpër botë sepse nuk kemi ndryshim të madh nga çiftet normale. Kemi momente të lumtura por dhe debate (si çdo çift) por që mundohemi ti rregullojmë shpejt, pasi asnjëri nga ne nuk mban inat gjatë.
6. Si “nusja e re e shtëpise”, si ju priten familjarët e Dieodnit?
Ishte pritja më e bukur që më është bërë ndonjëherë. Janë njerëz të mrekullueshëm dhe më bënë të ndihesha shumë rehat dhe e mirëseardhur.
7. Aktualisht po bashkjetoni me Diedonin?
Jo. Aktualisht po merremi të dy me punë dhe besojmë se është ende herët për bashkëjetesë. E rëndësishme është të jemi bashkë e të përballojmë distancën (e cila nuk është e madhe) dhe të takohemi shpesh. Shumicën e kohës kam qenë në Kosovë por tani është koha të fokusohemi tek qëllimet e tjera që kemi përveç dashurisë me njëri-tjetrin.
8. Jeta juaj tani është midis dy shteteve, pra Shqipërisë dhe Kosovës, ku do të donit të jetonit sëbashku me Diedonin?
Do doja të jetoja ku të ishte më mirë për të dy. Mjafton të jemi bashkë e me një punë të mirë në profesionet e të dyve, pastaj këto detajet e vendit, zgjidhen fare lehtë.
9. Ndonjë plan martesë?
Jo, është ende herët për këto hapa vendimtar. Besoj se asnjë nuk martohet në katër mujorin e parë të lidhjes. Jemi si gjithë çiftet e tjera, pra, gjithçka vjen në kohën e duhur dhe pa ndërmarrë hapa të nxituar.
10. Nëse ka pasur, cila ka qenë zenka e parë midis teje dhe Diedonit?
Të them të drejtën nuk më kujtohet, pasi siç ndodh zënka mes nesh ashtu dhe harrohet, se e mbushim ditën me gjëra të bukura. Të këqijat i lemë pas.
11. Cila është dhurata më e bukur që ke marrë nga Diedoni deri më sot?
Dashuria!
12. Sa e aftë është Alba në gatim?
Jam mbi mesataren e aftësisë për gatim, pasi di të gatuaj lloje të ndryshme. Pasioni im është kuzhina italiane, të cilën e gatuaj me shumë dashuri.
13. Ushqimi juaj më i preferuar?
Makaronat (Qesh), tashmë e dinë të gjithë!
14. Ashtu siç e ke shprehur adhuroni botën e televizionit, dhe synimi juaj është të punosh në tv, a ke pasur ndonjë ofertë për këtë sezon?
Atëherë, dihet nga të gjithë besoj që synimi im ishte media, televizive ose e shkruar. Jam duke realizuar endrrën time. Besoj kaq mjafton për momentin.
15. Nuk jemi të sigurt se kur do të jetë edicioni i ardhshëm i Big Brother, por gjithsesi, për aplikantet e rinj çfarë këshille do të kishit? Po për ata që do t’ia dalin mbanë për tu futur në shtëpi?
Nuk ka ndonjë këshille standarte apo formulë. Mjafton të mos kesh komplekse dhe të jepesh i gjithi, me të mirat e këqijat. Të jesh ai që je, jo ai që duhet të jesh!
16. A ke menduar ndonjeherë të bëni ndonjë ndërhyrje estetike?
Po do bëj së shpejti një të tillë. Ndërhyrja që do bëj do jetë në hundë. Kam kohë që e mendoj por tani gjeta momentin e duhur.
17. Nga 1 deri në 10, sa i mirë është Diedoni në shtrat?
Aq i mirë sa të vazhdojë të jetë me mua.
18. Më mirë meshkujt shqiptar apo ata kosovar? Pse?
Kjo varet. Nuk ka ndonjë recetë të shkruar por është me preferenca personale. Pyll pa derra nuk ka themi ne. Ka meshkuj të mirë dhe këtu dhe në Kosovë. Edhe pse mua më pëlqejnë më shumë njerëzit nga Kosova, për të qenurit mendjehapur e shumë para nesh në disa drejtime.
EKSKLUZIVE InfoMedia Albania / Në kujdesin e J. Kasaj