Frikë, tmerr dhe panik i ka zënë të gjithë banorët e Italisë Qendrore ditën e sotme prej tërmetit 6.2 ballë të regjistruar në ditën e sotme.
Jo pak të dhimbshme kanë qenë orët e fundit edhe për ish-konkurrenten e Big Brother, Alba Ҫobaj, e cila, ka qenë pranë zonave të prekura nga tërmeti në Itali ditën e sotme (Rimini, Emilia-Romagna). Në një postim në profilin e saj në Facebook, Alba ka treguar se kanë qenë më shumë se 18 lëkundje të frikshme ato që i kanë shtuar panikun jo vetëm asaj, por të gjithë Italisë. Siҫ shkruan ajo, lëkundjet e forta janë ndier kudo në Itali qysh në orët e para të mëngjesit dhe e gjithë nata ka qenë nën panik dhe e frikshme.
Ja se çfarë ka shkruar ekzaktësisht, ish- banorja e Big Brother: “18 termete deri tani rresht sigurisht nuk jane asgje para atij 6 balle qe shembi shtepi e vrau njerez dhe na beri te ndjenim rrezik per jeten! Ne keto raste e kupton qe jemi totalisht te pafuqishem para ketyre gjerave! Thanx God we are alive.