Ndërsa në muajin Dhjetor u prenoncua se nuk do të ishte më pjesë e televizionit dhe kishte hequr dorë përfundimisht prej tij, Alba Çobaj ish-konkurentja e njohur e “Big Brother” që u shfaq si moderatore në INTV, tashmë do të rikthehet në ekran.
Sipas “Xing.Al”, Alba do të jetë prezantuese e një formati paraditeje në rrjetin e RTV Klan, vendi i të cilës ishte menduar më përpara për Jonida Shehun.
Formati pritet të fillojë këtë sezon dhe do të shfaqet në orarin 10-12 të ditës./IMA/