“Kur Gazi të bën të qash…”, kështu ka qënë titulli i një artikulli në Paloma, nga moderatorja e IN TV, Alba Çobaj, të cilit ia ka dedikuar humoristit dhe aktorit të Portokallli Gazmend Pajës, i cili nuk i është përgjigjur ende ftesës së Albës për një intervistë me të, por që edhe pse ajo ka mbetur e pakënaqur nga kjo gjë, pësëri nuk ia ul vlerat.
Ja se çfarë i shkruan ajo, Gazit:
“I dashur Gaz Paja,
Kur mora në dorë ftesat për monodramën “Legjenda e Pianistit”. Nuk ngurova të gëzohesha për të parë monologun tënd edhe pse kur unë të ftova në emisionin im modest, ti nuk denjova as të më thoje JO. Edhe pse nuk mora asnjë përgigje prej teje, unë jam rritur me frymën për t’I vlerësuar artistët për atë që japin në skenë, jo për arogancën apo delirin që mund të tregojnë në jetën e përditshme. Nuk të vura faj, në fund të fundit, ty të shkuajnë mijëra veta e je shumë I kërkuar kudo, kështu që kush isha unë që të meritoja një përgjigje prej teje. Jam thjeshtë një copë prezantuese e aspirante për gaetare, ndërsa ti një artist I MADH. E megjithatë, unë e përjetova thellësisht monologun tënd, saqë harova për një cast edhe të ftohtin therrës së teatrit të Akademisë së Arteve. Pjesa që kishe zgjedhur ishte shumë e goditur saqë falë interpretimit tënd , dola nga ajo sallë me sytë e lagur me lot. Nga cdo gërme, rresht e minutë që na mbajte pezull për të ditur si do të vazhdonte historia. Emocion Gaz, më dhe aq shumë emocion, saqë dashuria ime për artin, I kaloi kufijtë e hatërmbetjes profesionale që mund të kisha me ty. ju artistët keni të drejtën e gjithë botës, të silleni me ne njerzit e thjeshtë, si të doni, pasi në fund, serisht do t’ju adhurojmë. Njerëzit të kanë profilizuar si actor humori e nuk kanë faj. Sa të qeshura u ke falur… përfshi mua, por ja që aktorët e mëdhenj, I bëjnë të gjitha rolet, prandaj të përgëzoj për aktirimin. Teatri të shkonte shumë. Në fund të fundit, jeta është një teatër gjigand, ku ca aktrojnë në skenë, ca në prapaskenë, ca lëvizin buratinët, ca shkruajnë veprën e ca të tjerë e luajnë atë. Unë jam Alba, ti sigurisht nuk më njeh, sepse unë nuk jam e njohur si ti, por të uroj suksese të mëtejshme e të falenderoj për cdo pikë loti, e cdo ndjesi që përjetova aty, ndoshta ngaqë aq thellë u përfshiva në atë ngjarje saqë vështirë ta harroj për shumë kohë. Je kaq I talentuar si aktor, sepse si Gazi…hmmm…si Gazi nuk di c’të them, nuk pata kurrë fatin të të takoja nga afër. Gjothsesi, shpresoj që një ditë, kur mbase tëjem bërë aq e njohur sa ti mos ti injorosh sms e mia e të kem arritur nivelin e dëshiruar si gazetare dhe prezantuese, të kem nderin më në fund të pranosh të vish në emisionin tim. Deri atëherë, të uroj suksese dhe më bëhët qëjfi që kemi artistë kaq të mirë në gjirin tonë.”
Shpresojmë që Gazi të jetë puntatën e rradhës së “Gossip Girl” si protagonist i intervistës me Albën.
IMA