Emisioni i humorit në Vizion Plus, “Al Pazar” një prej programeve më të ndjekura në prime time në ditët e shtuna në televizionin shqiptar vjen sërish edhe këtë sezon por tashmë me risi.
Burime të InfoMedia Albania ka arritur të zbulojë se programi i Agron Llakës tashmë prej disa vitesh do të ketë një strukturë të re duke sjellë plot gjallëri këtë sezon, ndërkaq risia më e madhe është dhe shtimi i roles së moderatorës.
Ndërsa më parë ka qënë Agron Llakaj që ka drejtuar programin dhe në disa raste, vetëm një sigël hapëse/prezantuese para skeçeve, këtë herë aktori i njohur dhe tepër i dashur për shikuesit do të moderojë spektaklin krahë një personazhi të ri.
Burime të InfoMedia Albania bëjnë me dije se moderatorja e programit në Vizion Plus “Cover”, Inger Skura tashmë do t’i besohet një projekt akoma më i madh siç është Al Pazar.
Inger Skura, nuk është për herë të parë pjesë e televizionit. Ajo ka rrëmbyer vendin e dytë, në konkursin e bukurisë “Miss Universe Albania 2017”, po ashtu edhe çmimet Miss Inteligjenca dhe Miss Production. Në moshë tepër të re, Ingel Skura është studente e juridikut.
Ndërkaq për shkak të pandemisë sipas burimeve të imalbania.com, “Al Pazar” do të konceptohet si një televizion brenda një televizioni ku cdo skeç përfaqëson një format të caktuar brenda nje strukture televizive.
Al Pazar sipas burimeve të IMA do të fillojë transmetimin më 3 Tetor.