Tre muaj pasi mbylli transmetimet Al Jazeera planifikon të rikthehet në Shtetet e Bashkuara.
Al Jazeera America mbylli transmetimet e saj më 30 prill, 2016 për asye se tregu ekonomik mediatik nuk plotësonte kërkesat e kanalit për të vazhduar shërbimin e tij operativ.
Nga momenti i mbylljes së kanalit, versioni amerikan vazhdon të jetë i disponueshëm vetëm nëpërmjet smartphone dhe tablets, por sipas një burimi të Reuters kanali është duke u përgatitur të rindez sinjalin.
Kur Al Jazeera America filloi transmetimet në gusht të 2013, hyrja në tregun amerikan u mbështet nga 60.8 milion përdorues të televizionit kabllor që ishte në pronësi të Al Gore, Current TV.
Këtë herë flitet se kanali do të nisë transmetimet në digjital duke filluar nga shtatori falë marrëveshjeve që po bën me platforma të ndryshme kabllore në Amerikë.