Al Bano dhe Romina Power mund të rikthehen sëbashku, të paktën në ekranin televiziv, në edicionin e ri të programit «Così lontani, così vicini», në Raiuno.
«Ka shumë mundësi që çdo gjë të shkoj sipas parashikimeve» konfirmon kengëtari. «Kanali ka ende për të transmetuar, mendoj në nëntor, tre puntata të regjistruara me Paola Perego. Më pas, nëse do arrihet marreveshja me zonjën Power, e cila jeton në Shtetet e Bashkuara dhe duhet të zhvendoset nga atje, do duhet të regjistroj tre puntata të tjera me të» ka thënë Albano Carrisi.