Reperi Asdren Gjikolli i njohur nga të gjithë si Gjiko, ka dalë të premten para gjykatës në Prishtinës, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur në vitin 2015. Ndërkohë që karriera artistike e tij vitet e fundit ka ecur mjaft mirë dhe reperi ka fituar famë, duket se në jetën personale po has vështirësi të mëdha.
Reperi ka reaguar më në fund hde ka kundërshtuar çdo akuzë, madje ai ka ngritur dy padi.
“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare.Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.“, ka shkruar Gjiko.
I përfolur se kjo çështje ka ndikuar edhe në martesën e tij, Gjiko bën me dije se familja e di të vërtetën dhe se e gjitha është e sajuar prandaj ajnë shumë në rregull.