I akuzuar për blerjen e një mjeti 150 mijë euro, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka sfiduar deputetët e opozitës. Ai është shprehur se mjeti ka kushtuar vetëm 45 mijë euro dhe se nëse kjo nuk është e vërtetë, është i gatshëm të japë dorëheqjen nga detyra.
“Është pasqyruar një fakt skandaloz i rremë, që thotë se ministri ka blerë një automjet 100 milionë lekë apo 150 mijë euro. E vërteta është se ky mjet ka kushtuar vetëm 45 mijë euro. Ndërsa ministri Lleshaj ka vetëm një mjet tip Hundai. Nëse ai mjet nuk kushton 45 mijë euro, jap dorëheqjen tani këtu, në të kundërt do ta jepni ju”, u shpreh Lleshaj.