Një nga aktorët më të dashur dhe të vlerësuar të publikut shqiptar, Sejfulla Myftari, që ndryshe njihet si Cekja i Beratit, së fundmi ka rrëfyer për moderatoren Ester Bylyku, në emisionin e saj ‘Glamour Zone’, problemet që ka patur me Interpolin.
Ester Bylyku: Cili është thashethemi më i pavërtetë që ke dëgjuar për veten?
Sejfulla Myftari (Cekja): Ka pasur shumë, por më kujtohet një në 1995 ku më akuzuan për trafik droge mua dhe Fadil Hasën. Ne ishim në një koncert, na ndaloi policia dhe na kërkoi emrat, më pas vazhduam.
Cekja i Beratit habitet nga dhurata e Edi Ramës: Mendova se më dërgoi Kryeministri lekë, por …
Më pas rezulton që ne na kërkonte Interpoli Italian për trafik droge.
Interpoli takohet me Ministrin e Brendshëm të asaj kohe, dhe ai e sqaron që ne ishim dy aktorë humori, nuk kemi të bëjmë me drogë. Si duket, policët që na kishin ndaluar atë ditë, kishin dhënë gabimisht emrat tanë (qesh).
Për më tepër ndiqni videon e mëposhtme: