Kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar sot fjalën e tij në Kuvend akuzave të ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.
Shefi i qeverisë tha se pretendimet në fjalë sfidojnë edhe vetë imagjinatën më ekstreme.
Ai i cilësoi të akuzuarit si dy figura historike të luftës dhe paqes në Kosovë. Duke kritikuar tekstin e njoftimit, Rama tha se i ngjan një fletërrufeje të revolucionit kulturor kinez.
“Duke vendosur jetën në pikëpyetje, Kosova e pavarur ishte herezi kombëtare. Fjala dyshim kthehet në eufemizëm. Drejtësia është drejtësi, të jemi të qartë. As kërkimi i saj i saj nga një strukturë e miratuar me vullnetin e Kuvendit të Kosovës që ngre pikëpyetje të mëdha. Është lexim i tekstit të shpërndarë në mbarë botën për të lajmëruar një proces ndaj dy figurave kryesore të luftës dhe të paqes në Kosovës. Një tekst i shkruar edhe sikur mos të ketë zhvillim të mëtejshëm, për ne që e kemi jetuar atë kohë i ngjan një fletërrufeje, ku fryma diskredituese prezumon pafajsinë. Për shpejtësinë e vrapimit të lajmeve, një njoftim që nuk hidhet në baltë marramendëse thjesht mbi Hashim Thaçin e mbi Kadri Veselin, por mbi Kosovën dhe krejt Shqiptarinë. Parafytyroni dikë që nuk di detaje dhe nuk ka as ide të padrejtësisë historike dhe tragjedinë e populiit tonë në Kosovë, duke lexuar tekstin e mbrëmshëm. Krijohet preceptimi i një vendi që falë krimeve ndaj njerëzimit u instalua një regjim kriminal, në atë tekst duket sikur lexon për atdheun e agresorëve. Ai tekst indinjues që nuk është aktakuza, por vetëm një prelud i pakuptuesshëm, në aspektin juridik dhe të procedurës. Një prelud mediatik i një procesi që më pas vijon por ngre një varg pikëpyetjesh.”, u shpreh Rama.