Australia e ka ndërprerë transmetimin e programit The Ellen Show. Pa u vërtetuar asnjë nga akuzat për keqtrajtim të stafit nga ana e Ellen DeGeneres, kanali Channel Nine nuk do ta rishfaqë këtë sezon.
Ellen vetë ka folur vetëm për stafin e saj në videocall dhe ka pranuar se tipi i saj është i mbyllur, por ka mohuar çdo akuzë për keqtrajtim.
Punonjës të vjetër thonë se Ellen nuk i pranon në zyrë pa çamçakëz, i dëbon sa herë që dëshiron dhe se çdo ditë merret me një punonjës të cilin e mërzit pafund.
E akuzojnë për racizëm dhe mungesë empatie, por ende nuk ka një investigim konkret dhe vendim nëse shoë i saj do vazhdojë.